LAJME / E Premte 10 Prill 2026, 15:03

Parandalohet tragjedia në Paskuqan! I moshuari tenton të mbytet në liqen, policia ndërhyn në kohë

Një tragjedi është parandaluar mesditën e sotme në Paksuqan ku një i moshaur tentoi t’i jepte fund jetës së tij, në tentativë për t’u mbytur në liqen.

Fatmirësisht 82-vjeçari është shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Shtetit.

Ndërsa bëhet me dije se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rastit të rëndë.

“Ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit.

Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE