LAJME / E Enjte 16 Janar 2025, 14:02

Papa Francesku dhe Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj takim në Vatikan, Ati i Shenjtë bekon krijimin e Shtetit Bektashi

Takim Historik i Atit të Shenjrë Papa Francesku me Kryegjyshin Botëror, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gazetari Ferdinand Samarxhi raporton se Papa Francesku ka dhënë bekimin e tij në lidhje me krijimin e shtetit bektashi.

“Papa Francesku ron dhe bekon krijimin e Shtetit te ri Sovran Bektashi. Ai e konsideroi një Nismë të bukur të cilën e bekoi. Papa Francesku dhe Kryegjyshi Edmond Brahimaj firmosën bashkërisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzorë të Abu Dhabit”, shprehet Samarxhi.