
Rrihet brutalisht pasi mbrojti një vajzë nga ngacmimi, pamjet nga Belgjika tronditin
Një video nga kamerat e sigurisë ka shkaktuar reagime të forta në Belgjikë, pasi tregon momentin kur një i ri rrihet brutalisht jashtë një stacioni treni, pasi tentoi të mbrojë një vajzë që po ngacmohej nga një grup personash.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Vilvoorde. Në pamje shihet i riu duke biseduar me një grup të rinjsh që më herët kishin ngacmuar një vajzë. Papritur, një prej tyre e godet me grusht në fytyrë.
Violente agression devant la gare de Vilvorde (Belgique) : une victime hospitalisée https://t.co/7r6MShmTf7 pic.twitter.com/PktGNTTzzQ
— Fdesouche.com est une revue de presse (@F_Desouche) March 9, 2026
Viktima përpiqet të reagojë, por një tjetër person e ngre në ajër dhe e përplas me forcë në trotuar. Edhe pse pas kësaj goditjeje ai duket i pafuqishëm për t’u mbrojtur, grupi vazhdon ta godasë.
Pas sulmit, i riu u dërgua në spital. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.
Ndërkohë, të hënën, Prokuroria e Brukselit njoftoi arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në këtë sulm brutal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
