Një mrekulli e vërtetë ndodhi në Venezuelë, ku ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë një djalë 3-vjeçar, i cili kishte kaluar gjashtë ditë i bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
Aksioni dramatik i shpëtimit u filmua në video. Shpëtimtarët e nxorën me shumë kujdes fëmijën nga ndërtesa e shembur e banimit **”Los Corales Garden 1″** në shtetin **La Guaira**, pas së cilës ai u dërgua menjëherë në një qendër shëndetësore në Karakas për kontrolle mjekësore. Sipas autoriteteve, djali quhet Klajber Moran.
Shpëtimi i tij përfaqëson një rreze të rrallë shprese pas tërmeteve katastrofike me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter, të cilat shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe morën shumë jetë njerëzish. Edhe pse shanset për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohen, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.

#ÚLTIMAHORA Rescatistas de Jordania sacaron con vida a un niño de 3 años tras cinco días bajo los escombros en La Guaira https://t.co/jwI4brYUIg pic.twitter.com/wS7Y05Jsek
— Monitoreamos (@monitoreamos) June 30, 2026

Videoja e shpëtimit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe preku njerëz në mbarë botën, të cilët e cilësuan ngjarjen si një mrekulli të vërtetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE