
Një video shqetësuese nga qendra e Zagrebit po shpërndahet në rrjetet sociale, ku shihet një vajzë e re duke sulmuar fizikisht një shtetas të Filipineve në rrugën Ilica. Incidenti ka ndodhur gjatë natës, disa orë pas mesnatës, raportojnë mediat kroate.
Sipas informacioneve të Index.hr, bëhet fjalë për një filipinas që po qëndronte si turist në kryeqytetin kroat. Në video shihet se si vajza e godet disa herë me duar dhe këmbë, ndërsa në një moment ia rrëzon edhe telefonin mobil nga duart.
Dëshmitarë dhe kalimtarë të rastit kanë qenë të pranishëm gjatë sulmit, por pothuajse askush nuk ka reaguar. Në incizim dëgjohet edhe një zë që thotë: “Mjaft, kjo me të vërtetë është tepër”.
Jozyrtarisht, pas incidentit kanë ndërhyrë policia dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia e Zagrebit ka njoftuar se po punon për zbardhjen e rastit. Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në përleshjen fizike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
