LAJME / E Premte 23 Janar 2026, 01:01

Pamje shqetesuese nga materniteti! foshnjën pak diteshe deri sa pëson paralizë

Pamjet e transmetuara në televizionin turk nga një maternitet në Kahramanmara? kanë shkaktuar shok dhe neveri, pasi dokumentojnë keqtrajtimin brutal të një foshnjeje nga një infermiere. Si pasojë e dhunës, sot në moshën 5-vjeçare, fëmija vuan nga paralizë e përhershme.

Ngjarja daton në maj të vitit 2021, kur Deniz Esin lindi me peshë të ulët dhe u vendos në inkubator për trajtim mjekësor. Disa ditë më vonë, mjekët vunë re ënjtje në këmbën e majtë dhe lëvizshmëri të kufizuar. Ekzaminimet treguan se këmba e foshnjës ishte e thyer.

Spitali nisi një hetim të brendshëm, gjatë të cilit u zbulua e vërteta tronditëse. Infermierja Hazel D?r?k B. u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj foshnjës vetëm 5-ditëshe. Gjatë një procedure për marrjen e gjakut, që zgjati 14 minuta, ajo e godiste foshnjën në kokë sepse qante, i shtrëngonte me forcë dhe i tërhiqte këmbën, si dhe e lëvizte dhunshëm mbi inkubator.

Megjithatë, drejtuesit e maternitetit zgjodhën të mos i informonin menjëherë prindërit për keqtrajtimin. Ata e transferuan Deniz-in në një klinikë private për trajtim, duke i thënë familjes vetëm se fëmija kishte paralizë cerebrale, epilepsi dhe paaftësi fizike, pa përmendur shkakun.

Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)
Infermierja u pushua në heshtje nga puna dhe ndaj saj u ngrit padi penale, por prindërit mësuan të vërtetën vetëm tre vjet më vonë, në qershor të vitit 2024. Informimi erdhi rastësisht, përmes një emaili që i ftonte të merrnin pjesë në gjyqin ndaj Hazel D?r?k B., e cila përballet me një dënim deri në 3 vite burg.

Në gjykatë, avokati i familjes përdori tone të ashpra, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një incident të izoluar, por për dhunë sistematike dhe torturë që zgjati 14 minuta.

“Nuk është një sulm i thjeshtë. Bëhet fjalë për egërsi, keqtrajtim dhe torturë për 14 minuta,” deklaroi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE