
Rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku dy persona kanë mbetur të plagosur
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoj se 32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor, ndërsa një 24-vjeçare po trajtohet në emergjencë në Qendrën Emergjente të qytetit.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informatave të para, dyshohet se janë plagosur dy persona, një femër ( rreth 24 vjeçe) dhe një mashkull ( rreth 32 vjeç), të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te kjo plagosje. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
