LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 11:11

Pallati i djegur në Tiranë, reagon me URGJENCË Edi Rama: Kam një lajm të mirë…

Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tirana, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.

Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE