LAJME / E Hënë 13 Tetor 2025, 00:12

“Pablo Zabaleta nga Tropoja”, argëtim në ambientet e FSHF-së me argjentinasin që ia nis kërcimit dhe kërkon dorovitje: Paratë, paratë, paratë! (Video)

Fitorja historike ndaj Serbisë ka sjellë humor të mirë në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe protagonistëve të saj.

kështu shihet edhe nga një video e postuar nga nëpunës të FSHF-së, ku shfaqet zëvendëstrajneri i kuqezinjve, Pablo Zabaleta, në ambientet e institucionit të futbollit.

Ai nis të kërcejë, teksa dëgjohet një nga nëpunësit e FSHF që i drejtohet si “Pablo Zabaleta nga Tropoja” duke qeshur. Argjentinasi ndërkohë vazhdon të kërcejë nën ritmin e një kënge popullore, ndërsa kërkon që të dorovitet.

“Paratë, paratë, paratë!”, thotë ai në italisht mes të qeshurave, ndërsa disa nga nëpunësit po me humor afrohen dhe i hedhin të tilla, teksa argjentinasi nuk ngurron të ulet e t’i mbledhë më pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE