
Marjan Kodheli, 25-vjeçari i cili masakroi me thikë mesditën e kësaj të marte të atin është prangosur nga policia. Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimi i të riut u bë i mundur në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, ku 25-vjeçar i kishte gjetur strehim në lokalin në pronësi të motrës së tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:00 në banesën e familjes Kodheli në fshatin Shkallnur. Pas një konflikti për motive të dobëta, Marjan Kodheli qëlloi disa herë me thikë babain e tij 69-vjeçar të identifikuar si Pjetër Kodhel.
Nga dëshmitë paraprake mësohet se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e pranishme ishte dhe nëna e 25-vjeçarit e cila është përpjekur që të parandalojë tragjedinë mirëpo nuk ka mundur dot të ndalojë të birin.
Si pasojë e plagëve Pjetër Kodheli ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë pas krimit i riu u arratis. Pas dy orësh kërkime policia bëri të mundur lokalizimin e tij në një lokal në zonën bregdetare në Shkëmbin e Kavajës. Menjëherë ai u prangos, teksa u shoqërua në Komisariat për vijimin e procedurave ligjore.
“Mos bir….”, krimi në familje që tronditi Durrësin,
PAmje nga vendi i ngjarjes
Banorët e fshatit kanë deklaruar për mediat se Pjetër Kodheli ishte një njeri i qetë dhe prej kohësh ishte divorcuar nga nëna e 25-vjeçarit.
Ai jetonte në banesë me një tjetër grua, ndërkohë Marjan Kodheli sapo ishte kthyer në Shqipëri pasi prej vitesh jetonte dhe punonte jashtë shtetit.
Më herët Policia e Durrësit bëri me dije se 25-vjeçar idyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia më herët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që vlen të theksohet se informacionet e përmendura më sipër janë siguruar në rrugë jo zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
