
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Zakynthos të Greqisë teksa një 2-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua barbarisht nga qeni Pitbull i familjes.
Autoritetet kanë arrestuar babain shqiptar të fëmijës 2-vjeçar dhe mamanë britanike të akuzuar për neglizhencë. Shqiptari ka deklaruar se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbulli që e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.
Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
