
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përjashtuar deputetin Agron Shehaj nga salla e Parlamentit pas një konflikti verbal mes tij dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, gjatë seancës plenare të sotme. Shehaj ndërhyri ndërkohë që Balluku po fliste, duke e penguar të merrte fjalën dhe duke e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, në lidhje me hetimin që SPAK ka nisur ndaj saj.
Në reagimin e saj, Balluku e quajti Shehajn “pronari i një call center-i”, duke i kujtuar se ai nuk paguan dot as sigurimet shoqërore për punonjësit e tij. Ajo e sfidoi deputetin opozitar, duke i thënë se nuk mund të bëhej politikan dhe se do të mbetej gjithmonë një “pronar i vogël”, pa mundur të bëjë një ndryshim të vërtetë.
Përplasja u intensifikua kur Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste, kërkoi ndërprerje të seancës për 5 minuta, për t’i dhënë kohë Shehajt të largohej nga salla dhe për të qetësuar situatën. Kjo ngjarje ka shtuar tensionet mes opozitës dhe mazhorancës, duke pasqyruar më tej përplasjet dhe ndarjet e forta politike në Kuvendin e Shqipërisë.
“Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele si soprano, flit si burrë”, tha Balluku drejtuar Shehajt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
