LAJME / E Diel 8 Shkurt 2026, 10:10

O fisi Sterkaj ku e keni gjetë këtë? Luiz Ejlli tregon lidhjen me familjarët e tij, Rogerti del nga binarët dhe i zbulon…(Video)

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse ky qëndrim do të zgjasë vetëm 3 ditë, prania e tij ka pasur një qëllim të qartë: promovimin e filmit të tij të ri që pritet të shfaqet në kinema më 12 shkurt.

Megjithatë, nuk ka pasur nevojë për shumë kohë që “mjeshtri i lojës” të përfshihet në debate të forta, kësaj radhe me një nga personazhet më polemikë të këtij edicioni, Rogertin.

Gjatë darkës pas spektaklit, situata u tensionua kur Luizi, me stilin e tij karakteristik dhe plot ironi, zgjodhi t’i drejtohej drejtpërdrejt kamerës. Ai përmendi publikisht të afërmit e Rogertit, duke krijuar një moment mjaft delikat:

“Fisi Sterkaj, ju e dini se sa ju du, jeni burra të mirë, por se ku e keni gjetë këtë…” – u shpreh Luizi, duke nënkuptuar se sjellja e Rogertit nuk përputhet me vlerat e njerëzve të tij.

Rogerti, i cili njihet brenda shtëpisë për gjuhën e tij të ashpër dhe debatet e shumta me banorët e tjerë, nuk e ka pritur mirë këtë koment. Ai ka shpërthyer në ofendime personale ndaj këngëtarit, duke i përmendur të kaluarën dhe duke e etiketuar me epitete të rënda:

E ka quajtur Luizin “zhuls”.

I është drejtuar me termin “bixhozxhi”, duke tentuar të godasë imazhin e tij publik.

Atmosferë e tensionuar para premierës
Ky rikthim i Luizit duket se ka arritur misionin e tij primar: të gjithë sytë janë nga ai. Ndërsa debati me Rogertin po vlon në rrjetet sociale, fansat e Luizit e shohin këtë si një lëvizje brilante për të mbajtur vëmendjen te filmi që pritet të thyejë rekorde në kinema pas pak ditësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE