LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 14:02

“Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturinash”, Balla për protestën e dhunshme para Kuvendit: Ky skenar nuk është surprizë, e prisnim

Në deklaratën e tij, Balla u shpreh se mazhoranca nuk do të tërhiqet përballë këtyre protestave, të cilat i cilësoi si të organizuara nga një “grup mbeturinash sociale dhe politike”.

Ai theksoi se Kuvendi duhet të vijojë punën për miratimin e ligjeve që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Balla: Për mua kjo është e disata herë, sikurse ata kanë të drejtë të protestojnë, ne kemi të drejtë të votojmë. Është një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi, kontrata e PS me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë.

Nga Saliu te Luli, nga Luli te Saliu, kanë hyrë edhe elementë të tjerë. Ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet. Sot, edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që është një skenar tërësisht në dëm të Shqipërisë, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje për anëtarësimin në BE. Ky skenar nuk është surprizë, është skenar i parë në vende të tjera. Kush ka dyshime që brenda atij grupi që dhunon dhe plagos tre punonjës, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin.

Mbështes policinë e shtetit, t’i bëhet me dije dhe qartësisht: kushdo që ngre dorë ndaj policisë së shtetit, do përballet me forcën e policisë së shtetit. Pse, më 28 ditë nuk pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja e qytetarëve të bukur ishte më e madhe? Sot, PS, qeverisja e saj, pas pak ditësh do ulet me protestuesit e varfër, ata që u ngritën për natyrën, për pjesën e arrogancës së një zyrtari që ka zënë një karrige dhe e përdor në dëm të qytetarëve.

Më tej, Bala sqaroi incidentin mes Gent Prognit me deputetët Ulsi Manja dhe Admir Kadeli, duke thënë “S’ka asnjë incident. Manja, Kadeli kanë qenë njerëz që vijnë në punë herët, duke pirë kafe pranë godinës së Parlamentit, janë sulmuar fizikisht nga banda kriminale e Gent Progni. Është turp i policisë që ka vonuar ndalimin e tij. Këto raste duhen proceduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE