LAJME / E Enjte 8 Maj 2025, 15:03

“Nuk shkel më në Shqipëri”/ Këngëtari i njohur grek akuza të rëndë Ramës dhe Tavos: Më përdorët si karrem

Portali Himara.gr ka raportuar se Vangjel Tavo, përmes një tenderi të drejtpërdrejtë dhe pa transparencë, ka financuar këngëtarin e njohur Christos Mastoras me një shumë prej rreth 100 mijë eurosh, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Promovimi i këtij aktiviteti është bërë edhe në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama.

Hapja e sezonit turistik në Himarë më 2 dhe 3 maj ka ngjallur debat në mediat greke, pas reagimit të këngëtarit të njohur Christos Mastoras. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e tij në koncert u përdor politikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer aktivitetin në një pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Mastoras thekson se nuk ishte në dijeni të karakterit politik të ngjarjes, pasi kishte marrë garanci nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, se bëhej fjalë për një aktivitet kulturor.

‘Më vjen keq të konstatoj se garancitë që aktiviteti nuk do kishte motive politike ishin një karrem që e hënga si idiot. E gjeta veten të mashtruar dhe të akuzuar në një lojë politike ku humbës janë vetëm njerzit për të cilët unë këndoj. Ndoshta është koncerti im i parë dhe i fundit në Shqipëri. ‘Përça dhe Pushto’ është hiti më i përjetshëm i të gjitha kohërave.’, shkruan ai.

Mastora sqaron më tej në reagimin e tij se këngëtari theksoi se kishte pasur shumë presion për të kënduar në koncert dhe se vendosi të marrë pjesë me kusht që honorari i tij të shkonte për Shtëpinë e Fëmijëve në Dropull dhe Spitalin e Fëmijëve të Tiranës, ku ai vetë ishte shtruar në spital kur ishte i vogël. Megjithatë, fakti që kryeministri i Shqipërisë e përshëndeti fillimin e eventit, por gjithashtu kaloi kaq shumë kohë duke e promovuar koncertin në mediat sociale, ngriti pyetje edhe më të mëdha mbi përdorimin për qëllime elektorale të njerëzve të ftuar në këtyë aktivitet për të cilin Bashkia e Himarës shpenzoi më shumë se 100 mijë euro.

Madje mediat e vendit fqinj kanë kryqëzuar edhe kryebashkiakun e Veriut të Korfuzit, të cilit kryeministri Rama iu drejtua me elozhe gjatë aktivitetit në fjalë, aq më tepër kur organizator i eventit ishte Vangjel Tavo, i cili për Athinën zyrtare është një kryebashkiak i emëruar politikisht nga Edi Rama pas burgosjes së Fredi Belerit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.