LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 15:03

“Nuk mund t’i hapim dritaret për shkak të erës dhe mizave”, familja denoncon kopenë e deleve pranë shtëpisë, bashkia: Nuk krijon erë

Një familje në fshatin Perondi të Kuçovës iu drejtua emisionit Fiks Fare me shqetësimin se fqinji i tyre mban një tufë delesh shumë afër shtëpisë së tyre, duke krijuar probleme, veçanërisht gjatë sezonit të verës.


Sipas znj. Rronja Lahe, delet qëndrojnë pranë dritares së shtëpisë së saj, ndërsa era dhe prania e mizave e vështirësojnë jetën e përditshme.

«Kemi shkuar në bashki, por askush nuk na ka takuar dhe as nuk na ka dëgjuar. Dritarja ime është pranë vendit ku mbahen delet. Tani që ka ardhur vapa, po vijnë mizat e mëdha dhe nuk mund të rrimë në shtëpi», thotë ajo.

 

Për të dëgjuar versionin tjetër të historisë, Fiks Fare kontaktoi pronarin e bagëtive, Demir Baki. Ai mohon që delet të qëndrojnë pranë apartamentit të fqinjëve për një kohë të gjatë dhe thotë se ato ndalen aty vetëm për disa orë gjatë ditës.

«Kam rreth 30 dele. Ato nuk qëndrojnë këtu gjithë kohës, vetëm dy orë. Jam në pronën time dhe jetojmë në fshat, ku bagëtia është pjesë e jetës së përditshme. Kur të kem mundësi, do të ndërtoj një kasolle», deklaron ai.

 

Edhe Bashkia e Kuçovës ka reaguar ndaj këtij konflikti. Drejtori i Zhvillimit Rural, Nazmi Suli, shpjegon se është ngritur një grup pune i përbërë nga specialistë mjedisorë, një veteriner dhe kryetari i fshatit për të verifikuar situatën në terren.

 

Sipas tij, grupi i punës ka kryer dy inspektime dhe nuk ka gjetur ndotje mjedisore apo shkelje ligjore.

“Në zonë nuk u gjetën mbetje organike, jashtëqitje apo ujë i ndotur. Si masë, u kërkua instalimi i një rrjete ndarëse midis pronave. Lidhur me erën, grupi i punës nuk zbuloi ndonjë erë të keqe. Delet janë bagëti që nuk krijojnë aroma”, tha drejtori.

 

Megjithatë, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, konflikti midis dy fqinjëve vazhdon, ndërsa familja kërkon një zgjidhje që do t'u lejojë atyre të jetojnë pa shqetësimin që ata pretendojnë se u shkaktohet nga prania e bagëtive pranë shtëpisë së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE