LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 19:07

“Nuk kishin shpresë sepse..”/ Aksidenti FATKEQ, makina del nga rruga dhe bie në pishinë, vdesin 3 adoleshentët!

Tre adoleshentë në Francën jugore humbën jetën tragjikisht, kur makina e tyre doli nga rruga, u përplas me një mur dhe ra fatalisht në pishinën e një banese aty pranë.

Meqenëse automjeti ishte pothuajse në madhësi me pishinën, adoleshentët të moshës 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk mundën të hapnin dyert dhe u mbytën

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, (3 dhjetor), gjatë një nate me shira të rrëmbyeshëm, raporton BBC.

“Është vërtet kulmi i tmerrit”, tha prokurori, duke shpjeguar se “nuk ishte ndikimi i aksidentit që i vrau ata. Ata ishin përmbys në ujin e ngrirë, të paaftë për të dalë. Ata nuk kishin shpresë”.

Raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se 14-vjeçari ishte në timon të makinës. Prokurori i tha AFP-së se aksidenti ishte rezultat i një “serie rrethanash të pabesueshme”. Makina u përplas me një mur të ulët kopshti, u përmbys dhe përfundoi në pishinë, e cila ishte vetëm 1.5 metra e thellë. U deshën disa orë që të jepej alarmi dhe të thirreshin zjarrfikësit për të zbrazur pishinën dhe për të nxjerrë automjetin.

Në makinë u gjetën shishe me oksid azoti, i njohur edhe si “gazi qeshës”. Substanca përdoret për qëllime euforike, pasi mund të shkaktojë një ndjesi relaksimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE