LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 17:05

“Nuk janë aksidente, janë krime të rrënda”, Ina Zhupa: Duhet ndryshim urgjent i Kodit Penal

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa reagoi ashpër lidhur me ngjarjen tragjike, duke e cilësuar të papranueshëm trajtimin e rasteve të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si “aksidente” apo “pakujdesi”.

Në reagimin e saj, ajo kërkon ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që këto raste të konsiderohen si krime të rënda kundër jetës, pasi sipas saj, kush hipën i dehur në timon vepron me vetëdije të plotë për pasojat. Zhupa thekson se drejtësia duhet të jetë në lartësinë e dhimbjes së familjeve të prekura dhe shpreh ngushëllimet për viktimat, si dhe lutjet për shërimin e fëmijës së plagosur.

Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën e shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijës së plagosur.

Ky është rasti për të reflektuar si ligjvënës, nuk mund të vazhdojmë t’i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rreziku për jetën e të tjerëve është i qëllimshëm.

Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave.

Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE