LAJME / E Shtunë 16 Maj 2026, 10:10

NUK BËRI PUNË AS FLAMURI GJERMAN/ EDMOND SPAHO: KJO PD ËSHTË BËRË PËR NË MUZEUN E HUMORIT

IRONI E FORTË NDAJ PD-së! Protesta e dhunshme e një dite më parë ka nxitur reagime të ashpra, ndërsa ish-deputeti Edmond Spaho nuk kursen thumbat.

Me tone ironike, ai deklaron se as “flamuri gjerman” nuk bëri punë dhe se kjo PD ka kohë që ka përfunduar… në “muzeun e humorit”! Çfarë fshihet pas kësaj deklarate dhe pse po shpërthen debati politik?

Protesta e dhunshme e PD e një dite më parë, është kthyer në një shënjestër ironie nga ish-deputeti Edmond Spaho. Sipas Spahos, nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit.

“Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, në muzeun e humorit”, shkruan Spaho, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE