
Ministria e Mbrojtjes dhe kryebashkiakia e Durrësit ka lëshuar një njoftim zyrtar urgjent për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në disa zona të qarkut Durrës, si pasojë e përmbytjeve dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.
Evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave civile.
Ministria thekson se sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin administrativ përkatës.
Autoritetet bëjnë thirrje që çdo komunikim apo kërkesë për ndihmë të drejtohet te strukturat publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit do t’u jepet: Fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, familjeve që ndodhen në zona të izoluara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
