LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 14:02

Njoftim URGJENT! Ja qytetet ne Shqiperi ku temperatura do te shkoje mbi 40 grade, kujdes!

Tre ditët e para të javës do të dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ndërsa një rënie e lehtë pritet nga e marta.

Shqipëria do të përballet me një valë të fortë të nxehti gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, si pasojë e masave të ngrohta ajrore që janë zhvendosur nga Europa Perëndimore drejt Ballkanit.

Sipas meteorologes Lajda Porja, e shtuna, e diela dhe e hëna do të jenë ditët më të nxehta, me temperatura që në disa zona të vendit do të prekin 40 gradë Celsius. Vlerat më të larta parashikohen në Shkodër, Koplik, Berat, Urën Vajgurore, Cërrik, Belsh, Elbasan dhe nuk përjashtohet që edhe Gjirokastra të arrijë këtë nivel.

Në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore temperaturat do të luhaten mes 38 dhe 39 gradëve, ndërsa në bregdet priten 36 deri në 37 gradë. Edhe zonat malore do të regjistrojnë temperatura të larta për periudhën, me Dibrën që pritet të arrijë 32-33 gradë dhe Kukësin rreth 34 gradë. Më e freskët do të mbetet zona e Korçës.

Gjatë këtyre ditëve nuk parashikohen reshje. Rritja graduale e lagështirës, sidomos të dielën dhe të hënën, do ta bëjë vapën të ndihet edhe më e rëndë.

Një ulje e lehtë e temperaturave pritet të martën, kur termometri do të shënojë rreth 37-38 gradë në zonat më të nxehta të vendit. Kushtet atmosferike pritet të jenë disi më të favorshme edhe gjatë mesit të javës, megjithëse temperaturat do të mbeten tipike për sezonin.

Meteorologia paralajmëron se korriku do të vijojë me temperatura të larta, pasi masat e nxehta afrikane pritet të ndikojnë shpesh mbi rajonin. Sipas saj, gjatë mesit të muajit nuk përjashtohen ditë me temperatura edhe më të larta se ato të fundqershorit.

Ajo kujton se vera ka nisur me temperatura mbi mesataren sezonale dhe me rekorde të reja në disa vende europiane, ndërsa në Shqipëri vlerat 40-41 gradë zakonisht regjistrohen në korrik ose në fillim të gushtit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE