
Një tjetër incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit. Këtë herë, një gjarpër ka hyrë në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek punonjësi i biznesit dhe tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.
Sipas dëshmitarëve, zvarraniku u pa duke lëvizur brenda ambienteve të njësisë, duke i detyruar të pranishmit të largoheshin menjëherë për arsye sigurie.
Shih edhe Shtëpia e pleqve përfshihet nga flakët, 16 persona humbin jetën
Pasi u njoftua, ai u hoq pa shkaktuar dëme apo lëndime. Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak ditësh në Fier, duke shtuar shqetësimin e banorëve për praninë e gjarpërinjve në zonat e banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.
Qytetarët kërkojnë që të merren masa për të kontrolluar dhe monitoruar zonat ku këta zvarranikë po shfaqen gjithnjë e më shpesh./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
