
Gentian Berberi, ish-drejtues i policisë vendore në qytetin e Shkodrës, shkarkohet nga radhët e Policisë së Shtetit.
Pak ditë më parë, Berberi u shkarkua nga detyra e tij si drejtor i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pasi identifikoi dhe shkatërroi disa parcela me kanabis në rajon.
Pas largimit nga detyra, ai u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.

Por kjo masë duket se nuk e ka pëlqyer atë. Berberi është paraqitur në zyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa burime për Klan News pohojnë se vendimi për përjashtimin e tij është nënshkruar pasi ai përdori gjuhë fyese dhe kërcënoi zyrtarin për shkak të uljes në detyrë./tvklan.al
