LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 23:11

Një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur në aksion policor që tronditi rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se një polic ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një operacioni policor për arrestimin e një personi të shumëkërkuar, i cili prej vitesh fshihej në zonat malore pranë Korçës.

Sipas Ramës, gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarit, i cili kishte arritur vazhdimisht t’u shpëtonte forcave të rendit, ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Si pasojë, një efektiv i policisë mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër u plagos. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe vetë i kërkuari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

“Gjatë një operacioni të guximshëm për arrestimin e një personi të kërkuar, që prej vitesh fshihej nga drejtësia në malet e Korçës, një polic humbi jetën dhe një tjetër u plagos, ndërsa krimineli që hapi zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shprehu ngushëllime për familjen e efektivit të vrarë, të cilin e cilësoi si “martir të atdheut”, ndërsa i uroi shërim të shpejtë policit të plagosur.

Në të njëjtën kohë, Rama kërkoi dënimin maksimal për personin e arrestuar dhe shprehu mbështetje për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ajo nuk do të ndalet në misionin e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE