LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

një ngjarje e rëndë ka tronditur paraburgimin “313” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraburgimin “313” në Tiranë, ku dy efektivë kanë ndërruar jetë brenda pak orësh nga njëri-tjetri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është 62-vjeçari Zog Muhametaj, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak gjatë zhvillimit të instruktazhit në oborrin e institucionit. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes së rënduar shëndetësore.

Pas ngjarjes, në paraburgim është angazhuar një grup hetimor, i cili ka kryer këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po verifikon të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
Vetëm pak orë më vonë, rreth orës 01:00 të mëngjesit, një tjetër punonjës i institucionit, Pëllumb Vrana, teknik i sistemit të kamerave të sigurisë, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e dy ngjarjeve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se të dy efektivët kanë humbur jetën si pasojë e problemeve kardiake, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE