LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 15:03

Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur pasditen e sotme zonën pranë ishullit grek të Karpathos, duke u regjistruar pak pas orës 14:00 sipas orës lokale.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, ndërsa banorët kanë dalë përkohësisht jashtë banesave si masë paraprake. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth katër kilometra në veriperëndim të Karpathos, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar në 10 kilometra. Për shkak të thellësisë së vogël, lëkundjet janë ndjerë më të forta në zonat afër epiqendrës.

Autoritetet dhe shërbimet sizmologjike po monitorojnë nga afër situatën për të evidentuar çdo zhvillim të mëtejshëm.

Deri në këto momente nuk ka njoftime për dëme në infrastrukturë apo persona të lënduar, ndërsa ekspertët theksojnë se rajoni i Mesdheut Lindor është një nga zonat me aktivitet të lartë sizmik dhe lëkundje të tilla nuk janë të pazakonta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE