LAJME / E Mërkurë 17 Janar 2024, 13:01

Nisma e Bashkisë Tiranë: Pallatet e vjetra do bëhen me ashensor

Banorët e një tjetër pallati në Tiranë të ndërtuar para viteve ‘90 kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit i vendosur në dispozicion nga Bashkia.

Pasi zgjodhën administratorin, banorët e pallatit 149 tek Rr. e Kavajës vendosën ashensorin e ri.

Ata kanë sot një ashensor që plotëson standardet e sigurisë dhe të komoditetit.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.