LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 17:05

Nis grumbullimi për protestën për gjuhën shqipe, studentëve në Maqedoninë e Veriut i bashkohen dhe ata nga Kosova

Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, në kuadër të protestës së organizuar për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Protestës i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova, ndërsa një pjesë e të rinjve nga Shqipëria raportohet se janë ndaluar në kufi nga autoritetet maqedonase.

Sipas informacioneve paraprake, studentët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar nga organizatat studentore shqiptare, por nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin.

Ndërkohë, protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE