
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner ka ngrirë marrëveshjen për ishullin e Sazanit.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ngjela shprehet se bazuar në këtë lajm, Rama duhet të japë dorëheqjen.
“SHBA shtyn marrëveshjen me Shqipërinë për ishullin e Sazanit. Shtyrja e marrëveshjes erdhi pas bllokimit total të kontakteve me Shtëpinë e Bardhë, refuzimit nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio për ta takuar Edi Ramën në dy samite botërore, mungesës së urimit për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe mungesës së çdo kontakti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Ky është informacioni. Po Edi Rama tani çfarë do të bëjë? Është normale që duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kuptohet se Rama ka luajtur politikisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Sigurisht që duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Ngjela, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
