
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, ku familjarët kanë njoftuar autoritetet pasi e kanë gjetur viktimën pa shenja jete.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e gruas.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Në raportin e Policisë thuhet:
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat e vdekjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
