
Aron Nelson, një 43-vjeçar në Wisconsin akuzohet për vrasjen e gruas së tij dhe asgjësimin e trupit të saj. Pas ngjarjes së rëndë ai u paraqit si “i ve” dhe përdori unazën e saj të martesës për t’i propozuar një gruaje tjetër që e njohu në Tinder.
Ai u arrestua të premten me akuzat për vrasje të shkallës së parë dhe fshehje të një trupi. Sipas policisë, trupi i vrarë i viktimës, Alexis Nelson, nuk është gjetur që kur ajo u zhduk rreth një vit më parë.
Autoritetet thonë se çifti është parë për herë të fundit në pamjet e kamerave të sigurisë më 29 mars 2025, në një dyqan ushqimor në qytetin Beaver Dam, ku jetonin. Pak pasi gruaja u zhduk, të dhënat e saj telefonike treguan se ajo ka qenë zhvendosur në një zonë tjetër.
Sipas dokumenteve të gjykatës, 43-vjeçari krijoi më pas një profil të rremë në Facebook me emrin “James Nelson”, duke pretenduar se ishte i ve. Menjëherë pas kësaj, ai takoi një grua përmes platformës së takimeve Tinder, me të cilën, siç dëshmoi ajo para autoriteteve, ai u zhvendos të jetonte me të brenda pak javësh.
Gjatë hetimit, oficerët vunë re se partnerja e re e 43-vjeçarit mbante një unazë fejese, e cila më vonë u konfirmua se i përkiste gruas së tij të zhdukur. Një hetim i mëvonshëm gjeti një kosh plehrash në rezidencën e partneres së tij të re që përmbante gjurmë gjaku që u identifikuan si Alexis Nelson, ndërsa një qen i trajnuar posaçërisht për të nuhatur kufoma gjeti shenja të dekompozimit njerëzor në një ndërtesë anësore në pronë.
Edhe pse trupi i gruas nuk është gjetur deri më sot, autoritetet kanë arrestuar të pandehurin, i cili përballet me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të provave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
