LAJME / E Martë 12 Maj 2026, 06:06

Ngjarje e rëndë në vend, gjendet e mbytur 32-vjeçarja, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlore, ku një 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur e mbytur.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, e reja vuante nga depresioni. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE