LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 09:09

Ngjarje e rëndë në Tiranë : Shperthen tritoili ne nje pallat

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e dytë të një pallati.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka

shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur tritol, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE