LAJME / E Shtunë 27 Shtator 2025, 17:05

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Burri qëllon me armë zjarri burrin e motrës

Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur mes dy personave të afërt në familje, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri dhëndrin e tij, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Të dy personat mësohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. I plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë menjëherë në pranga nga policia.

Blutë e kryeqytetit po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE