
Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Enis Pllana ka thënë se vdekjen
e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen
Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka theksuar Pllana.
Ai ka thënë se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
