LAJME / E Shtunë 7 Shkurt 2026, 22:10

Ngjarje e rende ka ndodhur ne nje park lojrash!

Një polic humbi jetën dhe të paktën 13 persona të tjerë u plagosën pasditen e së shtunës, pasi një pajisje në një park argëtimi në Indi u shemb gjatë funksionimit.

Sipas autoriteteve policore, rreth 20 persona ndodheshin mbi pajisje në momentin e aksidentit. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se polici ndodhej pranë pajisjes në çastin e shembjes, kur një pjesë e strukturës e zuri poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet kanë njoftuar se do të merren masa të rrepta ndaj operatorit përgjegjës të pajisjes, ndërsa është hapur hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE