
Gjykata e Apelit e Tiranës ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pandehurit në çështjen tragjike të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia.
Vendimi i ri sjell ndryshime të rëndësishme në masat e sigurisë, duke prekur disa prej personave të akuzuar për ngjarjen që tronditi opinionin publik.
Sipas burimeve gjyqësore, Marta Gina përfiton nga një lehtësim i masës, duke kaluar nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Ky ndryshim e lirëson pjesërisht, por ajo mbetet nën mbikëqyrje të autoriteteve.
Ndërkohë, për Roland dhe Ina Xhaxhin, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për heqjen e arrestit në shtëpi, duke e lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Tiranës. Kjo do të thotë se ata do të vijojnë të qëndrojnë në masë sigurie të kufizuar.
Një zhvillim tjetër vjen për dy mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Elton Serani dhe Erindo Allo. Ndryshe nga vendimi fillestar, Apeli ka hequr masën e pezullimit nga detyra, që ishte caktuar për një muaj, duke u lejuar atyre të rikthehen në punë.
Ky vendim vjen pas dy vitesh hetime për ngjarjen tragjike që ndodhi në kliniken dentare “Splendent”, ku i mituri Brian Spahia humbi jetën pas një ndërhyrjeje që përfshinte 14 procedura dentare nën anestezi të përgjithshme. Sipas akt-ekspertimit, shkaku i vdekjes ishte mbidoza e anestezisë, duke ngritur dyshime për neglizhencë profesionale dhe shkelje të protokolleve mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
