
Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës i cili u hodh mbrëmjen e kaluar nga ura duke i dhënë fund jetës.
Sipas policisë, dyshohet se Kulla është hedhur nga ura rreth orës 23:40, dhe trupi i tij i pajetë është gjetur pak orë më vonë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
