LAJME / E Shtunë 7 Shkurt 2026, 22:10

Nga sot Balluku vetëm deputete, Gjykata Kushtetuese shpjegon pse u rrëzua ankimimi i Ramës

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë (GJKKO)për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Me votat 4 me 4, kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të anuluar pezullimin nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme, duke u konsideruar e rrëzuar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime: një pjesë argumentoi se masa e pezullimit të një anëtari të Këshillit të Ministrave kërkon autorizim paraprak nga Kuvendi, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin e pushtetit ekzekutiv; ndërsa pala tjetër theksoi se Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht këtë garanci dhe se kufijtë e imunitetit janë ngushtuar që nga reforma kushtetuese e vitit 2012.

Si rrjedhojë, Ballukut i rikthehet masa e pezullimit nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, duke mbetur aktualisht vetëm deputete, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE