
Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur pasditen e sotme Tiranën. Brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, një 30-vjeçar i identifikuar si Ervis Shkëmbi ka hapur zjarr gjatë një seance gjyqësore, duke qëlluar për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë.
Sipas burimeve policore, Shkëmbi, i përfshirë në një proces për pronësi, ka qëlluar tre herë drejt gjyqtarit brenda sallës, në momentin që po jepeshin vendimet përfundimtare. Tre plumba në kraharor i morën jetën gjyqtarit, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa minuta më vonë nga forcat e rendit në zonën e Kombinatit. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike dhe politike, me thirrje për rishikimin urgjent të masave të sigurisë në ambientet e gjykatave.
Media ndërkombëtare si The Guardian, Associated Press dhe Balkan Insight e kanë cilësuar incidentin si “një akt tronditës që sfidon rendin gjyqësor në një vend kandidat për BE”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
