
Roela Meka bëhet nënë për herë të parë! Zbulohet emri i vajzës së saj
Momente të paharrueshme për Roela Mekën, një nga figurat më të njohura të emisionit “Për’puthen”, e cila ka përjetuar tashmë gëzimin më të madh të jetës – është bërë nënë për herë të parë!
Roela dhe partneri i saj, Vedat Sulemani, kanë mirëpritur në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila tashmë ka pushtuar zemrat e ndjekësve të tyre. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Vedati përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar fotografinë e parë të vogëlushes, duke u kujdesur që të mos e zbulojë portretin e saj.
Në mbishkrimin plot emocion ai shkruan:
“Përshëndetje të gjithëve. Unë quhem Siela, sapo kam ardhur në këtë botë të madhe… Shpresoj që kjo botë të jetë e butë me mua. Por duke njohur babain tim dhe nënën time, e di që kam ardhur në vendet më të mira që mund të ekzistojë. E rrethuar me dashuri, forcë dhe dritë.”
Ky dedikim i ëmbël ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët kanë përmbytur rrjetet me urime dhe mesazhe dashurie për çiftin.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, gjatë rubrikës “Vajzë apo djalë” në “E Diell”, Vedati i propozoi Roelës për martesë, në një moment surprizues dhe plot emocione. Roela, e emocionuar, iu përgjigj menjëherë me fjalët:
Pas asaj dite, historia e tyre e dashurisë vazhdoi të rritej – dhe tani është kurorëzuar me ardhjen në jetë të vogëlushes Siela, që ka sjellë dritë dhe gëzim të pafund në familjen e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

