
Një moment i papritur dhe shumë i komentuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku pas thyerjes së kutisë së emergjencës nga Miri, kërkesa e tij është realizuar dhe miku i tij është futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Alban Kondin, vëllain e të ndjerit Dr. Flori, një emër që mbart emocione të forta për publikun shqiptar.
Që në momentin e hyrjes, atmosfera në shtëpi ndryshoi ndjeshëm. Banorët e pritën shumë ngrohtë Albanin, duke krijuar menjëherë një klimë pozitive dhe miqësore. Bisedat, batutat dhe momentet e afërsisë nuk munguan, duke treguar se ai u përshtat shumë shpejt me dinamikën e lojës.
? Në rrjetet sociale, reagimet kanë qenë kryesisht pozitive:
– “Energji shumë e mirë!”
– “Shumë respekt për historinë që përfaqëson!”
Prania e tij jo vetëm që solli emocione, por edhe një frymë ndryshe në shtëpi, duke zbutur tensionet dhe duke afruar më shumë banorët me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, shumë fansa po e shohin këtë si një nga momentet më të bukura të këtij edicioni, sidomos në prag të finales, ku çdo detaj merr më shumë rëndësi.
? Një gjë është e sigurt: hyrja e mikut të Mirit nuk kaloi pa u vënë re dhe po vazhdon të komentohet gjerësisht nga publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
