LAJME / E Martë 10 Mars 2026, 14:02

Nga i preferuari i Edi Ramës, në “harramin” e partisë ! Ish-kryebashkiaku socialist përfundon në SPAK (VIDEO)

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryebashkiaku socialist nuk dihet ende se për çfarë është thirrur në Strukturën e Posaçme, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.

 

Mjek mazherist me profesion, Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023.

Ai asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë, mirëpo më vonë pati përplasje dhe mosmarrëveshje me drejtuesit e saj, çka solli dhe distancimin e tij nga strukturat e partisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE