
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Durrës, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Sipas raportimit të një qytetareje që ndodhej në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 te Kavalishenca në Durrës, ndërsa i mituri e kishte çadrën te Tropikal.
Qytetarja thotë se fëmija është konstatuar fillimisht në det pa lëvizje nga një person i pranishëm, i cili ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe më pas është bërë nxjerrja e tij në breg, në zonën e Kavalishencës pranë policisë.
Ajo tregon se një mjeke e pranishme ka ndërhyrë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë për rreth 15 minuta pa ndërprerje, ndërsa i mituri nuk ka reaguar dhe i dilte shkumë nga goja.
Qytetarja shton se ambulanca ka mbërritur rreth 19 minuta pas njoftimit, por pavarësisht ndërhyrjes i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.
Ai ndodhej në plazh me motrën dhe mamin dhe sipas dëshmive nga vendngjarja,
nëna ka humbur ndjenjat për një moment, ndërsa motra e tij ka qenë në gjendje të rënduar emocionale duke kërkuar ndihmë e telefonuar familjarë të tjerë.
Qytetarja thotë gjithashtu se në zonë ndodhet një kullë vrojtimi, por që nuk është funksionale siç duhet, pasi personat përgjegjës qëndrojnë më shumë në pjesën e pasme të saj, në hije.
Ngjarja ka shkaktuar panik te pushuesit e pranishëm, pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit tragjik.
“Ambulanca 19 minuta pas telefonates time ka ardhur, nderkohe goca qe mu pergjigj me tha qe ishin njoftuar dhe ishte nisur. O zot ishte e tmerrshme, djali ishte në klase e 5, ishte në plazh me motren e mamin.
Cadra tij ishte nga zona e Tropikalit, nderkohe eshte nxjerre tek zona e Kavalishences, tek policia ,e ka pare nje burre qe ishte mbi det pa levizur dhe aty e ka kuptuar qe ka dicka qe nuk shkon. Nje doktoreshe i ka dhene ndihme per 15 minuta pa ndalese , nxirrte shkume nga goja.
Kulla vrojtimit eshte bosh ketu te Kavishenca, dmth jane ca cuna qe rrine, por rrine nga mbrapa kulles ku bie hija. Por edhe pergjegjesia e prinderve duhet te jete maksimale por ca te bejme. Jemi tronditur, nenes i ra nje moment te fiket, motra qante me te madhe dhe merrte babin dhe te tjere ne tel qe u kerkonte ndihme atyre nga tel duke ulerit me te madhe. Sdi si ta pershkruaj. Kush ka mundur i ka dhene ndihme, te tjeret jane luturrrr te shpetonteeee, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
