
Shkrimtari dhe analisti politik Albatros Rexhaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti në momentin e fundit do ta rikonfirmojë aleancën politike me Vjosa Osmani dhe do ta propozojë atë për presidente,
Rexhaj i bëri këto deklarata në emisionin Pressing, ku foli për zhvillimet aktuale politike dhe skenarët e mundshëm lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, Kurti do të veprojë në fazën e fundit të procesit politik për ta bërë publike vendimin për kandidaturën e Osmanit, duke i vendosur partitë e tjera përballë një fakti të kryer.
“Në momentin e fundit Kurti do ta rikonfirmojë aleancën me Osmanin dhe do ta propozojë atë për presidente, duke i vënë partitë para një akti të kryer”, u shpreh Rexhaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
