
Arsimi parauniversitar do të ndryshojë tërësisht kurrikulën mësimore. Nga shtatori i 2026 tekstet e nxënësve në shkolla do të jenë më të thjeshta dhe më konkrete se në programet aktuale.
Do të aplikohet sërish metoda spirale e rimarrjes së njohurive nga viti në vit, por synohet t`i jepet përparësi nxitjes së mendimit kritik dhe zgjidhjes së situatave. Kurrikulat e reja do t’i përafrohen metodave të testeve ndërkombëtare, aty ku nxënësit shqiptare dalin gjithmonë dobët, ndërsa elementi “i të mësuarit përmendësh” do të jetë edhe më i zbehtë.
Gert Janaqi, drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, tregon se në lëndën e gjuhës shqipe, letërsisë, historisë e gjeografisë përforcohen temat e idnetitetit kombëtar. Ndërsa në lëndët e shkencave ekzakte do të hyjnë metodat e reja edhe të teknologjisë së informacionit. Reforma e re kurrikulare do të nisë me klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, duke vijuar vit pas viti deri në 2029.
Edhe pse reforma synon përmirësimin e programeve lëndore, ajo nuk e prek planin mësimor. Që do të thotë, edhe me këtë ndryshim, lënda e gjuhës shqipe dhe letërsisë, në arsimin 9-vjecar, do të mbeten të shkrira në një libër, për t`u ndarë si lëndë dhe orë më vete vetëm në gjimnaz, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
