LAJME / E Enjte 14 Gusht 2025, 00:12

Ndjekje spektakolare nëpër rrugë/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro

Një natë e tensionuar është regjistruar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia, Itali ku një ndjekje spektakolare ka përfunduar me arrestimin e një motoristi dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe parash të gatshme.

Ngjarja ndodhi kur karabinierët e stacionit të Cecchinas, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Nettunense, i dhanë shenjë ndalimi një motoristi që po lëvizte me shpejtësi të lartë. I riu, në vend që të ndalonte, u përpoq të largohej me shpejtësi, por pas një ndjekjeje prej rreth 4 kilometrash, u ndalua dhe u kap nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të mjetit, karabinierët gjetën 24.800 euro të fshehura në ndarjen e bagazhit të motorit, shumë që dyshohet të jetë përfituar nga veprimtari të paligjshme dhe që u sekuestrua menjëherë. Hetimet vijuan edhe në banesat që i ndaluari përdorte, në qytetet Aprilia dhe Ardea.

Në banesën në Aprilia, provinca e Latinës, policia zbuloi dhe sekuestroi 52 kilogramë drogë, përkatësisht 45.7 kg hashash dhe mbi 6 kg marijuanë. Ndërsa në banesën tjetër në Ardea, u gjetën 72.500 euro të tjera në para të gatshme si dhe disa shënime të shkruara me dorë, që i përkisnin një rrjeti të organizuar shpërndarjeje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të operacionit, personi u arrestua dhe u dërgua në burgun e Velletrit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe rrjetin e shpërndarjes që fshihej pas aktivitetit të tij kriminal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE