LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 15:03

Ndarja e Shpat Kasapit nga jeta: Çfarë mbeti përgjysmë nga planet e tij dhe ribashkimi i çiftit

Bota e artit u trondit këtë javë nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit. Këngëtari, shumë i dashur për publikun, u shua në moshën 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmi u përhap me shpejtësi, duke lënë të habitur dhe të pikëlluar edhe ata që e njihnin vetëm përmes muzikës së tij. Muajt e fundit, Shpati ishte shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve në jetën e tij private. Vetëm pak kohë më parë, ai dhe bashkëshortja e tij kishin pranuar publikisht ndarjen, duke folur hapur për vështirësitë në martesë. Selvija shpesh shprehej në rrjetet sociale se do të fokusohej te vetja dhe djali i tyre.

Megjithatë, kur gjithçka dukej e pakthyeshme, çifti ishte ribashkuar.

Mes dhimbjes së lajmit të humbjes, është zbuluar edhe ky ribashkim. Ka qenë vetë Selvija që, në një postim emocional pas ngjarjes së rëndë, tregoi se ata ishin bashkë në Itali dhe se Shpati kishte ndërruar jetë pranë saj. Sipas saj, dyshja kishte nisur procedurat për të filluar një jetë të re në Itali, duke shpresuar të siguronin edhe trajtimet e nevojshme për djalin e tyre. Por planet e tyre u ndërprenë papritur, pas humbjes së këngëtarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE