LAJME / E Diel 7 Shtator 2025, 23:11

Ndahet nga jeta moderatorja e njohur

Moderatorja e njohur Linda Imami është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 47 vjeçare.


Lajmin e ka bërë të ditur e afërmja e saj, Mehrije Mala.

“Shpiiirtiii,driitaa,zemra e hallit,nuk i pat?m fjalêt qeshtu breee,na shkrumove zemraaat. U prehsh në Parajsën e pasosur oj bukuri”, është shprehur ajo në postimin e bërë.


Mirlinda Imami, në vitet e rinisë gjatë dekadës së ’90-tës, u bë një nga figurat më të njohura të qytetit të Pejës, e dalluar për frymën moderne europiane që solli tek rinia qytetare.

Në rrethin e saj të gjerë shoqëror, ajo spikaste për guximin dhe temperamentin që e veçonin nga bashkëmoshatarët, me vendosmërinë për t’i bërë gjërat ndryshe.


Një virtyt që e karakterizonte dhe e bënte të dallohej nga brezi i saj ishte gatishmëria për ndërmarrësi, e shoqëruar me dashurinë dhe kujdesin për të tjerët.

E ndjera, prej muajsh përballej me një sëmundje të rëndë, ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat spitalore më të njohura në Turqi, vend ku kishte ndërtuar edhe familjen e saj.


Më 14 gusht, Imami konfirmoi publikisht diagnozën në rrjetet sociale, ku me pak fjalë dhe shumë optimizëm ndau me miqtë lajmin se po i nënshtrohej trajtimeve mjekësore.

Imami njihej për punën me ciklin e intervistave “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetoheshin në Klan Kosova kohë më parë.

Ajo arriti të sillte yjet e kinematografisë turke në intervista për prodhime televizive kosovare si askush tjetër.

Ngushëllimet më të sinqerta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE