LAJME / E Premte 24 Tetor 2025, 00:12

NATO ngre ALARIMIN! Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të ...

Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze. President i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ky veprim përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.

Sipas tij ky rast konfirmoi edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.

“Kjo është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.Edhe një herë konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.

Ministria e Jashtme lituaneze do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar ndaj sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme”, tha Presidenti i vendit Gitanas Nauseda.

Mediat e huaja shkruajnë se avionët luftarakë të NATO-s të cilët patrullonin nga Polonia janë thirrur për t’iu përgjigjur kërcënimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE